Aktuale

O’Connell: Viktimat e luftës meritojnë drejtësi

Ambasadori i Britnaisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell ka thënë se ne duhet të kujtojmë dhe pranojmë atë se çka ka ndodhë në Kosovë dhe se viktimat e luftës meritojnë drejtësi.

O’Connell i cili mori pjesë në përvjetorin e masakrës së civile të kryer nga forcat serbe në Vushtrri ku tha ndër të tjera se më shumë se çdo gjë të mbijetuarit meritojnë që përjetimet e tyre te tregohen dhe të pranohen.

“Takova sot familjet e viktimave të masakrës së 22 Majit 1999 në Vushtrri. Çdo viktimë pa dallim nëse janë Shqiptarë, Serb, Roma, Ashkali, Boshnjak meritojnë drejtësi. Por më shumë se çdo gjë ata meritojnë që përjetimet e tyre te tregohen dhe të pranohen”.

“Pajtimi fillon duke treguar dhe ndëgjuar të vërtetën. Ne duhet të kujtojmë dhe pranojmë atë se çka ka ndodhë në Kosovë. Unë isha i prekur me atë se çka më tha sot një grua që kishte humbur vëllaun: “Ne nuk dojmë hakmarrje. Ne dëshirojmë drejtësi, që kjo mos të ndodhë më kurrë”, ka shkruar O’Connell. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli