Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell ka komentuar ngjarjen e së enjtes ku u sulmua ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.
Ambasadori britanik e ka dënuar sulmin duke thënë se një akt i tillë është sulm ndaj debatit të hapur dhe se politika e Kosovës rrezikon të jetë më e ndarë.
Sipas O’Connell ngjarjet e fundit tregojnë se sa shumë ka nevojë Kosova për kulturë demokratike.
“Demokracia e Kosovës përballet me shumë sfida, të gjithë e shohim këtë. Ngjarjet e fundit janë tregues se sa shumë Kosova ka nevojë për një kulturë demokratike të hapur dhe transparente, të bazuar në fakte dhe respekt të ndërsjellë, duke punuar për të mirën e përbashkët dhe jo për interesa private”, shkruan O’Connell në Facebook.
Ai e dënon sulmin pasi sipas tij, i ndihmon ndarjes së politikës dhe se përdorimi i dhunës për arsye politike kurrë nuk ka përfundim të mirë.
Sipas O’Connell përdorimi i dhunës nuk ndihmon në krijimin e demokracisë të cilën e meritojnë qytetarët e Kosovës./KosovaPress/