ShowBiz

Oborri paralajmëron albumin debutues

Duo-grupi nga Prishtina “Oborri” ka paralajmëruar lansimin e albumit të tyre të parë.

Dyshja e përbërë nga Tomor Kuçi dhe Arbër Salihu kanë punuar përgjatë dy viteve të fundit për t’i realizuar 14 këngë origjinale që do të jenë pjësë e këtij albumi. I vetë-titulluar “Oborri”, ky album përmban një shtegtim të guximshëm nepër zhanre të ndryshme muzikore, nga roku, nepër hip-hop, muzikë psikodelike, rege, e deri tek muzika folklorike.

Ky album shënon një lansim të rrallë të muzikës origjinale në gjuhën shqipe në Kosovë. Këngët janë të komponuara dhe të shkruara nga vetë Kuçi e Salihu, përveç njërës nga këngëve, “Karrigat” të cilën e kanë komponuar grupi legjendar “Gjurmët”.

Deri tani, grupi ka lansuar tri këngë, “Tash njejtë pi ujë”, “Alfabeti ecën vetë” dhe “Karrigat”, ndërsa në shtator pritet të lansohet edhe videoklipi i katërt nga ky album.

Albumi promovohet të mërkuren me 30 korrik në kafe-librarinë Dit’ e Nat’./KosovaPress/