Zona rreth Termocentralit “Kosova A” në qytetin e Obiliqit është mbuluar nga pluhuri, transmeton Klan Kosova.
Kjo si pasojë e daljes së filtrave nga funksioni. Për këtë banorët e kësaj zone janë duke u ankuar drejt komunës.
“Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur një gjë e tillë ku zona përrreth Obiliqit është e mbuluar me pluher që po e shkakton “Kosova A”, dhe se ky shqetësim i tyre nuk është duke u zgjidhur tash e sa kohë nga korporata.”
“Kjo është bërë një gjë e përsëritshme për ta, e sidomos gjatë vikendeve ose fundjavave dhe pas orarit të punës. Banorët e Komunës se Obiliqit vazhdimisht ankohen për pluhurin që po e shkakton korporata “Kosova A”.”
“Çdo ditë korporata është duke lëshuar pluhur, varsishtë prej kohës por në shumicën e rasteve i leshonë filtrat në mbrëmje.”, ka thënë zëdhënesi i komunës Adem Haliti.