Rajon & Botë

Obama: Vendi është më i fortë se tetë vite më parë

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama u bëri thirrje demokratëve t’i lënë mënjanë zhgënjimin e tyre pas fitores së Donald Trump, por të punojnë për kalim të suksesshëm të pushtetit presidencial.

Në fjalimin e parë pas fitores së republikanit Donald Trump, Obama tha se ishte i inkurajuar me përpjekjet e Trumpit dhe theksoi se vendi ka nevojë për një ndjenjë të unitetit dhe respektimin e institucioneve.

“Ne jemi patriotë, ne e duam atë që është e mirë për vendin tonë”, tha presidenti Obama, duke shtuar se e dëgjoi fjalimin e natës së presidentit të ardhshëm dhe sipas tij ai ishte inkurajues.

Obama ka thënë se e ka udhëzuar ekipin e tij për të bërë përgatitjet për të siguruar një kalim të qetë të mandatit të presidentit dhe se ai do të përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar presidentin i ri, që ai të jetë i suksesshëm dhe i ftoi të rinjtë që të mbeten të fortë dhe jo të bëhen cinikë.

Presidenti SHBA-ve në largim, tha se ekipi i tij do të largohet, duke e lërë vendin më të fortë dhe më të mirë se që ishte tetë vjet më parë.

Ai theksoi se është krenar për Hillary Clinton, ndërsa shtoi se ka folur me Trumpin dhe e ka ftuar atë të shkojë të enjten në Shtëpinë e Bardhë./KosovaPress/