Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë sot se njëra nga misionet e tij pasi ta lërë zyrën e presidentit do të jetë zhvillimi i gjeneratave të reja të liderëve, në çështjet si ndryshimi klimatik, reformat në drejtësinë penale dhe zgjerimi i mbulimit të sigurimeve shëndetësore.
Në një intervistë të gjatë me NPR, Obama ka thënë se dëshiron të sigurohet që të rinjtë që punojnë në këto çështje të kenë çfarëdo resursesh, besueshmërinë dhe vëmendjen që ai mund t’ua sjellë për t’i ndihmuar që të ngritën në nivele më të larta, transmeton Express.
Në intervistën që do të transmetohet sot, Obama ka thënë se çështjet për të cilat atij i bën më se shumti do të shërbehen mirë kur gjenerata e re e liderëve vjen në pozitën e autoritetit./Express/