Barack Obama ka thënë se mbase kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qenë partnerja më e ngushtë i tij gjatë kohës si president i Shteteve të Bashkuara, nga të gjithë liderët e tjerë të botës.
Presidenti në largim Obama i ka bërë këto komente para nisjes për një vizitë në Evropë, ku sot u ndal në Greqi, transmeton Express.
Ai do të takohet edhe me Merkelin në Gjermani.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha: “Në Gjermani, do ta vizitoj kancelaren Merkel, e cila mbase ka qenë partnerja më e ngushtë ndërkombëtare në këto tetë vitet e fundit.”/Express/




