Rajon & Botë

Obama takoi në Shtëpinë e Bardhë Presidentin Trump (Video)

Presidenti amerikan në ikje, Barack Obama, ka pritur fituesin e garës presidenciale Donald Trump, i cili ka thënë se takimi i sotëm me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, ishte i shkëlqyer dhe kanë biseduar për çështje të politikës së jashtme dhe të brendshme.

Siç raporton Reuters, Obama gjatë takimit në Zyrën Ovale, ka theksuar se është e rëndësishme që të bashkohemi të gjithë për të përballuar sfidat.

Kurse Trump ka thënë se takimi ka zgjatur më gjatë se sa pritej dhe se ata kishin diskutuar një sërë temash.

Obama e priti në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump, në mënyrë që të bëjë një transferim të qetë të pushtetit pas fitores së republikanit, transmeton KosovaPress.

Gjatë fushatës Obama ka mbështetur fuqimisht rivalen e Trampit, demokraten dhe ish-Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.

Kurse, Zonja e Parë Michelle Obama, në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë, u takua me gruan e tij, Melania Trump.

Trump fluturoi në Uashington nga Nju Jorku me avionin e tij privat.

Obama tha dje se pavarësisht mosmarrëveshjeve të shumta që kishte me Trump, për të siguruar një kalim të qetë të pushtetit, do ta ndjek shembullin e ish- Presidentit George Bush.

“Tetë vjet më parë, Presidenti Bush dhe unë kemi pasur dallime të rëndësishme, por kjo nuk e pengoi Presidentin Bush të ketë qenë profesional në sigurimin e një kalimi të qetë të pushtetit. Kështu që, unë kam urdhëruar ekipin tim për të ndjekur shembullin e ekipit të presidentit Bush”, tha Obama./KosovaPress/