Aktuale

Obama pret Trumpin, Melani befason Michele

Donald Trump që së shpejti do të betohet si president i 45-të i Amerikës është takuar sot me presidentin në shkuarje Barack Obama dhe me zonjën e tij Michele ku më pas së bashku do të shkojnë në Capitol për ceremoninë e betimit.

Barack dhe Mishele e kanë pritur Trumpin në hyrje të shtëpisë së Bardhë, ndërsa Melania për Michelen ka sjellë një dhuratë.

Të zgjedhurit e rinj dhe ata në shkuarje pasi janë fotografuar me bashkëshortet e tyre kanë hyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Rreth orës 16 e 30 me kohën tonë do të shkojnë në Capitoll Hill ku Trump do të bëjë betimin.