Rajon & Botë

Obama paralajmëron sanksione të reja kundër Koresë së Veriut

SHBA-ja do të bashkëpunojë me partnerët në OKB për sanksione të reja kundër Koresë së Veriut që ka zhvilluar një test të pestë bërthamor, paralajmëroi sot presidenti Barack Obama duke dënuar një kërcënim për paqen ndërkombëtare.

“Ne kemi rënë dakrod për të punuar me Këshillin e Sigurimit të OKB-së (…) dhe komunitetin ndërkombëtar për të aplikuar me forcë masat aktuale të imponuara nga rezolutat e mëparshme dhe për të marrë masa të konsiderueshme shtesë, kryesisht sanksione të reja.”, theksoi Obama i cituar nga një komunikatë e Shtëpisë së Bardhë.