Rajon & Botë

Obama: Nuk mendoj se Trump është i kualifikuar dhe çdoherë që ai flet e konfirmon këtë

Presidenti Barack Obama tha të enjten se republikani Donald Trump dëshmon që nuk është i kualifikuar ‘secilën herë që flet’, duke shtuar që ai beson se amerikanët do ta refuzojnë miliarderin e zhurmshëm dhe idetë e tij të ‘krisura’, shkruan Daily Mail.

Obama, i cili po përmbyll udhëtimin e tij të fundit në Azi, tha që takimet e tij me liderët e huaj gjatë udhëtimit i kanë ilustruar se qeverisja është ‘një punë serioze’ e cila kërkon njohuri, përgatitje dhe politika që mund të zbatohen.

Ai kërkoi nga amerikanët që të mos lejojnë, atë që ai e quajti ‘sjellje e egër’ të bëhet sjellja e re normale, transmeton KosovaPress.