Presidenti amerikan Barack Obama gjatë një konference pas takimit të G20’ës ka thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të dënohet për shkak se u largua nga BE-ja.
Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministren Theresa May në kuadër të samitit të G20’ës që u mbajt në Kinë, Obama foli për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga BE’ja, shkruan The Guardian, transmeton Express.
Ai ka thënë se bota ka përfituar shumë në marrëdhëniet tregtare nga anëtarësia e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian.
“Ne do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira ndërshtetërore me Mbretërinë e Bashkuar. Marrëdhëniet nuk do të ndryshojnë edhe pse Mbretëria u largua nga BE’ja”, ka thënë Obama.
Në anën tjetër, kryeministrja britanike May ka thënë se edhe pse Mbretëria e Bashkuar tashmë është në procedurë të largimit nga BE’ja, ajo pret që raportet mes shteteve të BE’së me vendin e saj nuk do të ndalen, duke potencuar se marrëdhëniet ekonomike do të jenë të njëjta mes vendeve./GazetaExpress/