Rajon & Botë

Obama e telefonon presidentin italian dhe i shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit

Presidenti amerikan Barak Obama i ka shprehur ngushëllimet e tij për tërmetin e fuqishëm që shkatërroi Italinë Qendrore dhe la qindra viktima, homologut italian Sergio Mattarella.

Në një bisede telefonike me Mattarella, Obama shpreu keqardhjen për viktimat dhe i ofroi mbështetjen e tij Presidentit italian, raporton “RT”.

Obama gjithashtu përshëndeti veprimet e shpejta dhe përpjekjet e menjëhershme të marra jo vetëm nga shërbimet e fatkeqësive natyrore të Italisë por edhe vullnetarët.

Nga tërmeti i fuqishëm në Italinë Qendrore kanë humbur jetë 250 persona.