Presidenti amerikan, Barack Obama shprehu optimizëm për të ardhmen e SHBA-së duke theksuar se Hillary Clinton do të fitojë kundër Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe do të bëhet gruaja e parë presidente në vend.
“Asnjëherë nuk ka pasur burrë apo grua, as unë, as Bill Clinton, kaq të gatshëm të bëhet president i SHBA-së”, tha Obama në konventën kombëtare të Partisë Demokrate në Filadelfia.
“Unë jam optimist më shumë se kurrë për të ardhmen e Amerikës”, theksoi Obama. /AFP/