Presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka ftuar për tolerancë më të madhe, respekt dhe mirëkuptim të policëve ndaj njerëzve që duhet t’i mbrojnë.
Ai ka bërë thirrje për tolerancë edhe për disa që mendojnë se policët janë të dhunshëm ose jo tolerantë, veçanërisht ndaj të zinjve.
“Do të doja që të gjitha palët ta dëgjojnë njëra-tjetrën”, ka thënë Obama pas takimit me kryeministrin e Spanjës Mariano Raoy në Madrid.
Kjo është hera e katërt që presidenti amerikan ka komentuar ngjarjet në SHBA, sulmet nga snajperistët ku u vranë pesë dhe u plagosën shtatë policë në Dallas pasi që këta të fundit kanë vrarë dy persona me ngjyrë.