Aktuale

OAK: Qeveria ndërhyri në sistemin e drejtësisë

Këshilli Prokuroria i Kosovës (KPK), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) janë goditur nga Qeveria e Kosovës me pezullimin e rregullores për përcaktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare.

Kështu ka thënë kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, i cili u shpreh se është hera e parë që një qeveri interferon në sistemin gjyqësor, raporton Ekonomia Online.“Oda përmes këtij sistemi ka angazhuar 9 563 avokatë për nevojat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Oda e Avokatëve shpreh indinjatën e thellë për vendimin e Qeverisë së Kosovës që ka pezulluar rregulloren e Odës së Avokatëve. Qeveria e Kosovës ka cenuar pavarësinë e Odës së Kosovës”, ka thënë Havolli.

“Jemi të vetëdijshëm që një numër i vogël i avokatëve nuk e ka pranuar këtë rregullore dhe ne mendojmë që vendimi i qeverisë paraqet ndërhyrje në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që në mbledhjen e ardhshme të tërheqë këtë vendim në mënyrë që ne të mund ti paraqesim argumentet tona”,ka theksuar Havolli.Qeveria e Kosovës për çdo vit ndan 1.5 milion euro për avokatët që përcaktohen sipas detyrës zyrtare.