Aktuale

“O Zot, po te mos e kisha pare nuk do ta besoja”, habitet këshilltari i Kryeministrit (FOTO)

Nuk do ta besoja po të mos e kisha parë, kështu shkruan Artan Shkreli i cili është Këshilltari për Trashëgiminë i Kryeministrit.

Ai është habitur kur ka mësuar se në Kurvelesh ka ekzistuar një vend sakral Pagan, ku njerëzit nuk besonin në dy fe, por në LISA.

Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook.

“O Zot, po te mos e kisha pare nuk do ta besoja!

Nje vend sakral PAGAN funksional ndodhet sot ne mes te Shqiperise (Kurvelesh), ne njeren nga çukat e gjelberuara, mbi kanionin e madh te Nivices. Eshte e pabesueshme kjo rrudhje tremijevjeçare e kohes qe te shpie drejt e ne epoken kur Iliro-Epirotet ishin PANTEISTE dhe perendite ishin rrufé, male ose ujra. Asnje gjurme tempulli te krishtere ose mysliman ne ate çuke, por vetem nje shesh me diameter mbi 20 m valluar me peme shekullore dhe nje patalog 5-6 m rrethuar me mur guri ku flijimi behet ende ne nder te LISAVE, te cileve njerezia u drejtohet me lutje.

Nga pemet e shqyera e te djegura, duket se kodra thith sasi mbresuese vetetimash.

Vendi, nje lisnaje e bukur, quhet “TE LISAT”.”