Aktuale

Nxirret trupi edhe i një kosovari që vdiq pas tërmetit në Shqipëri

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka njoftuar se është nxjerrur nga gërmadhat edhe kosovari i dytë, i cili vdiq tragjikisht nën rrënoja të një objketi i cili u shemb pas tërmetit të tmerrshëm që goditi shtetin shqiptar.

Hasani ka shkruar në rrjetin social Facebook se është nxjerrë nga gërmadhat e hotel Tropikal,  Shemsedin Abazi, nga Livoqi i Epërm i Gjilanit.

Ambasadori ka ngushëlluar familjen Abazi pas tragjedisë.