Forcat e shpëtimit pak minuta më parë kanë arritur të nxjerrin të gjallë edhe një person tjetër, nën rrënojat e hotelit.
I shpëtuari është 33 vjeç dhe është drejtor i Inspektoratit të Drejtorisë së Tatimeve, shkruan FaktePlus.
Mbesa e tij, ka thënë se xhaxhai i saj është në gjendje shoku, por nuk është i lënduar./FaktePlus