Aktuale

Nxirren nga uji trupat e peshkatarëve të mbytur në lumin Vjosa

Forcat Detare kanë nxjerrë nga deti edhe trupin e dytë të peshkatarëve që janë mbytur sot në ujërat e lumit Vjosë. Familjarët e të zhdukurve bëjnë me dije se dy persona ishin nisur për peshkim me barkë me lopata në derdhjen e lumit të Vjosës, dhe nuk ishin kthyer në shtëpi.

Në fillim njoftohet se peshkatarët e zones gjetën trupin i njërit prej të humburve. Dhe më pas, duke parë vështirësinë e gjetjes së trupit të dytë, me kërkesë të Prefektures se Vlorës, Forcat Detare nisën drejt zonës së personave të humbur polumbarët e Pashalimanit.

Aktualisht, në derdhjen e lumit të Vjosës gjendet në patrullim anija e gatshme e Sazanit si dhe polumbarët e Pashalimanit, të cilët janë në kërkim të personit të dytë.

Polumbaret e Forces Detare, pas kërkimeve të shumta mundën të gjenin trupin e peshkatarit të dytë.Trupi po nxirret në breg per t’ia vënë në dispozicion ekspertëve për ekzaminime të mëtejshme. (Lapsi.al)