Rajon & Botë

Nxihet ishulli, Kim Jong Un nxjerr gjithë armatimin, për çka po bëhet gati? (Foto)

Kufiri i Koresë së Veriut është mbushur me tanke dhe makineri të tjera ushtarake mes frikës së luftës me SHBA-në.

Tanket dhe armë të tjera të rënda janë zhvendosur në kufirin e kombit komunist me Korenë e Jugut.

Ushtarët dhe automjetet kryen stërvitje në zonë e DMZ, e cila ndan Veriun dhe Jugun.
Kim Jong-un ka alarmuar botën pas shpërthimit të një bombe me hidrogjen të dielën.
Fqinji i tij më i afërt, Koreja e Jugut, është përgjigjur me kryerjen e stërvitjeve ushtarake dhe detare, në përgatitje për një luftë të mundshme.

Sot, Koreja e Jugut konfirmoi gjithashtu se ka nënshkruar një marrëveshje me SHBA për të marrë më shumë armë të sofistikuara për t’iu përgjigjur agresionit të Kim Jong-un.