Një pjesë e nxënësve të shkollës fillore “Dardania” në kryeqytet, sa herë që ka reshje duhet të kalojnë nëpër baltë për të arritur në shkollë.
Ndonëse është distancë e shkurtër, ky shteg këmbësorësh ka vite të tëra që ka mbetur në këtë gjendje, raporton 038 i KTV-së.
E ky nuk problemi i vetëm, pasi ka disa muaj që edhe trotuari në afërsi të kësaj shkolle, është dëmtuar gjatë punimeve, por ende nuk është rregulluar.
Banorët e zonës thonë se këmbësorët, duke mos pasur mundësi të ecin në trotuar, po detyrohen të rrezikojnë duke ecur në rrugën automobilistike.
Në komunë edhe pse nuk kanë dhënë një datë, kanë premtuar se të dy pjesët do të rregullohen para vitit të ri.
Shtegu i baltosur frekuentohet shumë nga qytetarët, pasi gjendet në afërsi të nënkalimit që lidh lagjen Dardania me atë Kalabria.