Nxënës të shkollave të mesme të Prishtinës kanë bllokuar sot rrugën “Luan Haradinaj”, në shenjë proteste për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre Aulon Zeka.
Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke kërkuar drejtësi për zbardhjen e rastit të vdekjes së të Aulonit.
Marshi do të vazhdojë deri tek objekti i ish- gjykatës duke kërkuar drejtësi për Aulonin./kp