Arsim & Kulturë

Nxënësit e “28 Nentorit” punojnë kalendarin me fotot e vjetra të Prishtinës (Foto)

Nxënësit e shkollës së mesme teknike profesionale “28 Nentori” në Prishtinë këtë vit kanë bërë diçka të veçantë për Komunën e Prishtinës.

Ata këtë fund vit e kanë punuar kalendarin me fotot e qytetit të vjetër të Prishtinës. Këta nxënës këta kalendarë i kanë punuar në disa dimenzione të ndryshme: Të xhepit, të murit dhe të tavolinës.

Mentor Gashi e Valon Kuleta, janë nxënësit inciatorë të cilët e kanë punuar këtë kalendar me shpenzime të veta.

Këta, së bashku me mësimdhënësen e lëndës së Grafikës, Albulena Bilalli,  do ta vizitojnë komunën e Prishtinës për t’i dhuruar këta kalendarë kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti dhe drejtoreshës për arsim, Arberie Nagavci. /GazetaKNN