Shëndetësi

Nutricitet që i nevojiten trurit tuaj

Kur bëhet fjalë për ushqimet, ne jemi më të shqetësuar për atë se si kjo ndikon më shumë në peshën tonë se sa për shëndetin e trurit, transmeton KosovaPress.

Ushqimi, i cili është i ndryshëm, mund të mbrojë trurin dhe të ndihmojë në parandalimin e dëmtimeve në tru.

Me qëllim të mbrojtjes së trurit, sidomos kujtesës, duhet të përqendroheni në atë që hani dhe në dietën tuaj përfshijnë tre lëndë ushqyese që janë esenciale për ruajtjen e shëndetit të trurit: acidet yndyrore omega 3, flavonoidet dhe vitamina E.

Omega 3

Meqenëse trupi nuk mund të prodhojë acide yndyrore omega 3, ato duhet të injektohen nëpërmjet ushqimit ose shtesave.

Burimi më i njohur i acideve yndyrore omega 3 është peshku dhe prodhimet e detit. Për të rritjen e acidit yndyror omega 3 ju duhet të rrisni sasinë tuaj të ushqimeve në vijim:

peshq

perimet e gjelbra

vaji i sojës, vaji i ullirit

vezët

arrat

Antioksiduesit dhe shëndeti i trurit

Me plakjen e trurit, qelizat e trurit duhet mbrojtur nga lidhjet e dëmshme reaktive – radikaleve të lira. Çdo qelizë në trupin tuaj prodhon mijëra molekula jo stabile.

Fatmirësisht, trupi posedon sistemin mbrojtës për t’u mbrojtur nga oksidimi i stresit- antioksiduesit. Këto lidhje i ndihmojnë trupit për t’u mbrojtur nga ndikimi i radikaleve të lira dhe janë të njohura si lidhje e nutriciteve, sikurse janë vitamina C dhe seleni.

Ekzistojnë dy antioksidues që ndikojnë në shëndetin dhe funksionimin e trurit: flavonoidet dhe vitamina E.

Flavonoidet për memorie më të mirë

Studimet kanë dëshmuar se flavonoidet ndikojnë shkëlqyeshëm për parandalimin e plakjes së trurit. Rritja e marrjes së flavonoideve është krejtësisht e thjeshtë. Për këtë duhet konsumuar boronica, dredhëza, spinaq, avokado, kumbulla, rrush, kafe, çokollatë të zezë, verë të zezë.

Vitamina E për mbrojtjen e trurit

Vitamina E është e njohur për nga përbërësit antioksidues. Studiuesit thonë se kjo lloj vitamine ul rrezikun nga goditja në tru. Përparësitë e vitaminës E ende nuk janë hulumtuar sa duhet shkencërisht, por shkencëtarët janë të bindur se vitamina E përmes ushqimeve ka veprim çudibërës në organizmin tuaj.

Burimet më të mira të kësaj vitamine janë arrat, bademi, kikiriku, lajthitë, farat e lulediellit, vaji i lulediellit, vaji i shafranit, vaji i sojës dhe perimet e gjelbra.