Aktuale

Numërohen të gjitha votat në Suharekë, ky është fituesi

Bali Muharremaj i AAK-së ka shënuar fitore në garën për kryetar të Suharekës, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së.

Ai ka fituar 52.57 për qind të votave. Ndërkaq kundërkandidati i tij nga radhët e LDK-së Sali Asllanaj ka fituar 47,43 për qind.

Në faqen zyrtare të KQZ-së bëhet e ditur se janë numëruar 100 për qind të votave./KosovaPress/