Nga 90.04 për qind të votave të numëruara deri më tash nga Komisioni Qendror Zgjedhor, koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 34.66 për qind të votave, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar në vendin e dytë me 26.58 për qind, duke dërguar në vendin e tretë koalicionin LDK-AKR-Alternativa që tash ka 25.83 për qind. Deri më tash janë 48.318 fletëvotime të pavlefshme.
Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.
Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 6.01 për qind, Fjala 1.03 për qind, Partia Demokratike Turke e Kosovës 1.01 për qind. Partitë tjera janë nën një për qind./KosovaPress/