Aktuale

Nulland nis takimet me Ahmetin, para Zaevit, Gruevskit dhe Thaçit

Diplomatja amerikane, Viktoria Nulland e cila gjendet në Shkup, vizitën e saj të parë sot do ta nis me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Takimet me përfaqësuesit partiak realizohen sot në mëngjes, ndërsa në mesditë është paralajmëruar që Victoria Nulland të jap deklaratë për medie.

Funksionarja e lartë e DASH do të takohet edhe me prokuroren speciale, Katica Janeva, përderisa nuk do të takohet me kryeministrin Emil Dimitriev dhe me presidentin George Ivanov.