Aktuale

Nuland mbërrin në Tiranë, takohet me Bushatin dhe Bashën

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland ka nisur vizitën e saj zyrtare në Tiranë, ku u prit në një takim nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

E shoqëruar dhe nga Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu,  Nuland axhendën e takimeve e nisi me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, takim që zgjati rreth 35 minuta.

Në orën 15:30 minuta, zonja Nuland mbërriti në hotel Rogner, ku do të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Krydemokrati shoqërohet nga deputetët Bylykbashi dhe Bumçi.

Ndërsa, më vonë do takohet me kryeministrin Edi Rama.

Gjithashtu, zyrtarja e lartë amerikane do të zhvillojë një takim me një grup gazetarët.

Ndërkaq në orën 18:15 ka lajmëruar një konferencë për mediat.

Thelbi i takimeve do të jetë miratimi i reformës në drejtësi.

Vizita në Tiranë e zonjës Nuland zhvillohet vetëm pak ditë para se në Kuvend të miratohet drafti përfundimtar i reformës në drejtësi, ndërkohë që palët politike vazhdojnë përpjekjet për arritjen e konsensusit. Vizita e fundit e Nuland në Shqipëri u zhvillua në muajin shkurt, kur ajo shoqëroi Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili qëndroi në kryeqytetin shqiptar vetëm për pak orë.