Kur do t’i shihni fotografitë e mëposhtme, edhe nëse nuk keni qenë të lindur në atë kohë, sigurisht se do të ndjeni nostalgji, shkruan Kosovarja.
Prishtina, e cila dikur kishte edhe lum, sot është e stërmbushur me ndërtesa, por disa vende në fotografi mund të njihen me që ca rrugë kanë mbetur edhe sot.
Në përshtypjen e parë, duket se nuk është fare qytet, mirëpo gjithçka kishte qenë më e pastër dhe me më pak trafik. Madje, edhe rrugët kryesore ishin të shtruara me kalldërmë.
Këto fotografi janë marrë nga faqja “Prishtina e vjetër” , në të cilën mund të gjeni më shumë fotografi të Prishtinës së dikurshme.