Presidenti i Kosovës është institucion politik me rëndësi kryesishtë simbolike.
Edhe pse me rol më shumë simbolik, presidenti i tanishëm Hashim Thaçi, ka të angazhuar një numër të madh të këshilltarëve.
Për ta këshilluar presidentin e Kosovës, janë të angazhuar hiq më pak se 11 këshilltarë, shkruan Magazina.al
E ky numër i këshilltarëve i kushton kogja edhe buxhetit të Kosovës, pasi rroga e tyre varion nga 1735 euro.
Ardian Arifaj, Ismail Syla, Blerim Shala, Astrit Salihu, Bislim Zyrapi, Bashkim Smakaj, Veli Bytyqi, Adil Behramaj, Artan Behrami, Astrit Ibrahimi dhe Branislav Nikolic, janë 11 këshilltarët politik të presidentit Hashim Thaçi.
Ajo që bie në sy, është se në stafin e Presidentit nuk ka asnjë këshilltare fëmër, shkruan Magazina.al
Me gjithë këta këshilltar është e çuditshme se si asnjëri nga ta nuk e kishte këshilluar presidentin se sa e rrezikshme ishte ideja për tentim zhbërjen e Gjykatës Speciale, nga e cila u tërhoq pas presionit ndërkombëtar./Magazina.al/