ShowBiz

Nuk do ta besoni! Edhe Liberta ‘kandidon’ për asambleiste të Prishtinës (Foto)

Ditëve të fundit, postimet me të shpeshta në rrjetet sociale që i kemi parë, ka qenë me personat që kanë kandiduar për asamble komunale në qytetet e tyre, për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor të këtij viti.

Duke qenë se këtë vit janë 7 mijë kandidatë të tillë, ka bërë që kjo gjë të kthehet në fenomen me të cilin po ironizohet dhe po bëhet shaka edhe nga fytyra të njohura publike, shkruan lajmi.net

Një ‘kandidate’ që po ‘garon’ për asamblistë është prezantuesja Liberta Spahiu.

Përmes një fotografie të hedhur në Facebook, ajo është përfaqësuese e partisë ‘ZHGL’ dhe mban numrin 58.

Motoja që Liberta ka zgjedhur të shton edhe më shumë dëshirën për ta ‘votuar’. Ajo premton që do ta largojë gjithë ‘mësyshin’ që ka kapluar kryeqytetin.

Duke mos e lënë me kaq, prezantuesja në program ka futur edhe mësimin e vallëzimit spanjoll, ide kjo e pamenduar nga ndonjë kandidat tjetër.

Kjo shaka e saj, padyshim që përpos anës satirike, tregon edhe nivelin në të cilin janë kandidatët potencial!/Lajmi.net/