Shëndetësi

Nuk shkon në palestër? Ja me çfarë mund ta zëvendësosh

Studimet e fundit kanë treguar për përfitimet shëndetësore që gjenden në verën e kuqe, dhe që mund të sjellin rezultate më të mira edhe nga të ushtruarit në palestër.

Kështu, nga studimi rezultoi se një gotë verë e kuqe është edhe më efektive se sa orët e pafundme në palestër.

Sipas studiuesve, kjo gjetje ndihmon në veçanti ata që nuk janë në gjendje ose nuk kanë mundësi të bëjnë ushtrime në palestër.

Resveratrol-i përmirëson dukshëm punën fizike, funksionin e zemrës dhe forcën e muskujve në të njëjtën mënyrë si ndodh me të gjithë njerëzit që ushtrohen rregullisht në palestër.

Sipas studimeve, Resveratroli mund të ndihmojë të gjithë ata pacientë të cilët dëshirojnë të ushtrohen në palestër, por fizikisht janë të paaftë. Ai mund të përmirësojë fuqinë e muskujve dhe aktivitetin fizik, por mund të përmirësojë edhe shëndetin e zemrës.

Sipas studimit, dy janë rekomandimet që duhet t’i mbash parasysh:

Pi vetëm verë të kuqe, sepse vera e bardhë nuk mbart të njëjtat përfitime dhe pi vetëm një gotë në ditë.