Aktuale

Nuk i përshtatet shpejtësisë, godet shtyllën elektrike

Një femër është vet-aksidentuar dje në Mitrovicë.

Sipas Policisë e dyshuara   ka qenë duke e drejtuar veturën e saj Fiat Punto,  duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së kufizuar ka humbur kontrollin mbi veturë, me këtë rast ka goditur një shtyllë elektrike dhe si pasojë   e njëjta ka pësuar lëndime trupore.

Raportohet edhe për dëme  materiale te konsiderueshme . Rasti nën hetime./KP