Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk ndalet, edhe pas vendimeve të dy gjykatave amerikane për të rrëzuar vendimin e tij për ndalimin e udhëtimit për 7 vende myslimane, ai paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë.
Gjykata Federale e Apelit në Amerikë, të dielën ka hedhur poshtë kërkesën e administratës Trump për të rivendosur ndalimin e udhëtimit të bllokuar nga Gjykata Federale të premten.
Presidenti Trump tha sot se çështja që ka të bëjë me urdhëratë ekzekutive mbi refugjatët dhe emigracionit, mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë, raporton AP.
Ai u tha gazetarëve se “do të luftojë” për të kryer direktivën e sistemit dhe se shpreson se kjo çështje nuk do të duhet të shkojë në Gjykatën e Lartë, sepse ai beson në “sensin e përbashkët”.
Ndryshe vendimi i Presidenti Trump për të ndalur hyrjen e refugjatëve dhe ndalimin për 7 vendet me shumicë myslimane, ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime në shumë vende të botës, përfshi edhe disa qytete të SHBA-ve./KosovaPress/