Rusia ka testuar një raketë balistike interkontinentale, me çka synon një brez të ri të raketave bërthamore, shkruan “Independent”.
Testet raketës të kryer përmes sistemit të raketahedhësit “Barguzin”, janë kryer në Baikonur Plesetsk, dy javë më parë.
“Ishte plotësisht i suksesshëm”, tha një burim ushtarak rus, i cili shtoi se kjo hap rrugën për përsosjen e mëtejshëm të kësaj gjenerate raketash, transmeton KosovaPress.
Me këtë testim, Rusia synon të ringjall epokën sovjetike të sistemit raketor, ku përfshihen raketat, raketahedhësit si dhe trenat për bartjen e tyre, që njihen trenat bërthamor.
Burimet ruse theksojnë se projektimi i sistemit të ri raketor, të bazuar në “Barguzin”, do të jetë shumë më preciz dhe me fuçi shkatërrimi më të madhe.
Raketat pritet që të fillojnë të hynë në sistem pas viti 2020, kurse sistemi i plotë “Barguzin” pritet të jetë në shërbim në vitin 2040.
Të kujtojmë se trenat me raketa bërthamore, tani më NATO-ja i ka hequr nga përdori, pasi i takojnë një epokë të hershme, asaj të Luftës së Ftohtë./KosovaPress/