ShowBiz

Nuk ndalet Rita Ora, paralajmëron koncerte në këto shtete

Rita Ora po e vazhdon turneun “Phoenix”.

Rita Ora është shumë aktive me koncerte në vende të ndryshme, ku jep maksimumin nga vetja, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo mori pjesë në karnavalin Notting Hill”, ku bëri të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka paralajmëruar koncertet e radhës, të cilat do t’i mbajë në Berlin, Rusi e Kroaci.

“Rikthehemi nesër. Shihemi së shpejti Berlin, Rusi dhe Kroaci”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/