ShowBiz

Nuk ndalet këngëtarja Afërdita Demaku, sjell hitin e radhës (Video)

Këngëtarja nga Drenasi Afërdita Demaku, e cila është njëra nga këngëtarët më të dashura të estradës sonë, vazhdon të sjell risi në tregun muzikor.

Klipi i saj i fundit “Mos u bo burre si fmija”, është duke u pritur mjaft mirë nga adhuruesit e saj.Që nga 22 tetori, kur kjo këngë është vendosur në youtube, është dëgjuar nga më shumë se 340,000 adhuruesit e saj, duke e vendosur në listën e këngëve më të dëgjuara të muajt tetor, transmeton KosovaPress.

Afërdita Demaku kultivon kryesisht muzikën popullore dhe shquhet për zërin e saj të mirë, ndërsa këngët që ajo i sjell shndërrohen çdoherë në hite dhe pëlqehen e këndohen kudo./KosovaPress/