Sport

Nuk ndalet Gjilani

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe dy ndeshje të xhiros së katërt të Vala Superligës së Kosovës në futboll

Pas dy fitoreve radhazi ndaj Feronikelit dhe Ferizajt, Gjilani ka mposhtur edhe Drenicën, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon, e cila regjistron dy fitore dhe një barazim.

Berat Ahmeti (25’) dhe Betim Haxhimusa (29’) shënuan për fiton e Gjilanit ndaj Drenicës me rezultat 2:0.

Në xhiron e katërt të Vala Superligës së Kosovës në futboll, Hajvalia dhe Trepça kanë nadrë pikë, pasi barazuan 1:1.

Për Hajvalin shënoi riu Mirlind Daka (45’), derisa barazoi gjithçka Hasan Hyseni me një supetgol në fund të ndeshjes.