Aktuale

Nuk ndalen protestat kundër gjuhës shqipe në Maqedoni

Edhe sonte kanë vazhduar protestat në rrugët e Shkupit kundër platformës së gjuhës shqipe dhe qeverisë së re.

Protestuesit kërkuan që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të heqë dorë nga Platforma e përbashkët e partive shqiptare, duke bërë thirrje për platformë maqedonase.

Protestat e maqedonasve janë duke u mbajtur që nga dhënia e 67 nënshkrimeve për liderin e LSDM-së, që të jetë kryeministër i Maqedonisë, por të cilën kërkesë e ka kundërshtuar presidenti maqeon Gjorgje Ivanov./KosovaPress/