Këshilltari kryesor për çështje ushtarake i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, koloneli Ali Yazici është vënë gjithashtu në pranga të policisë turke.
Edhe për të ka dyshime të përfshirjes në grusht shtetin ushtarak. Lajmin e ka bërë të ditur CNN Turk.
Të paktën 6 000 persona janë arrestuar në të gjithë Turqinë në lidhje me grushtin e shtetit të dështuar, të paktën siç thuhet zyrtarisht. Mes tyre edhe Ishak Dayioglu dhe ish-gjenerali Akin Ozturk.
Mbi 260 persona janë vrarë, qindra të tjerë janë lënduar dhe 6,000 persona janë arrestuar nën akuzat për pjesëmarrje në aktivitetet ushtarake të së premtes.