Aktuale

Nuk lirohet Nehat Thaqi, Gjykata ia vazhdon masën e paraburgimit

Gjykata Speciale në Beograd ka zgjatur sot paraburgimin për 30 ditë të tjera për drejtorin e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, i arrestuar në zonën kufitare të Kosovës me Serbinë.

Thaçi është duke u hetuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit gjatë vitit 1999 në Kosovë, shkruan “Tanjug”, transmeton Indeksonline.

Sipas Gjykatës Speciale në Beograd Thaçit i është zgjatur paraburgimi për 30 ditë, kështu duke u refuzuar propozimi i avokatëve të tij mbrojtës për ndalimin e këtij paraburgimi.