Aktuale

Nuk ka gjurmë të Adea Shabanit, shoqëria po vazhdojnë kërkimin për të

Shoqëria e Adea Shabanit, aktores nga Maqedonia, e cila është zhdukur në mënyrë të mistershme në Los Angeles, nuk po heqin dorë nga kërkimi i mikës së tyre të zhdukur.25-vjeçarja shqiptare u zhduk pa lënë gjurmë një javë më pare.
Miqtë e saj pohojnë se largimi për një kohë të gjatë nga shtëpia pa lajmëruar, nuk ka ndodhur asnjëherë më parë nga Adea.
Andaj janë të sigurt se asaj i ka ndodhur diqka, por urojnë që ajo të jetë gjallë, transmeton GazetaBlic.“Nuk e di, por kjo nuk është Adea, ajo nuk largohet kështu, kjo është shumë e trishtueshme, diçka po ndodh, ne vetëm duam ta gjejmë atë, dua të jetë gjallë” është shprehur për mediat në Los Angeles një mike e Adeas, tanasmeton GazetaBlic.

“Unë vetëm dua ta gjej atë, dhe dua të jetë gjallë” është shprehur një tjetër mike e saj.Shabani u largua nga Maqedonia 2 vjet më parë për të studiuar aktrim në Los Angeles. Shqetësimet u ngritën pasi vajza mungoi në një leksion të rëndësishëm në akademinë e aktrimit Stella Adler.Dyshime ngjalli edhe mungesa e postimeve në rrjetet sociale, ku zakonisht ishte shumë aktive. Mesazhi i fundit i dërguar prej saj fliste për qirinj të kuq, por nuk ofroheshin të dhëna mbi vendndodhjen.Miqtë e 25-vjeçares po shpërndajnë postera të Adeas, e kanë kërkuar ndihmë edhe përmes rrjeteve sociale. Për herë të fundit, ajo u pa në Wilcox Avenue në Hollivud e datën 23 shkurt. Nëna e vajzës që udhëtoi nga Maqedonia drejt Los Angelesit në përpjekjen për gjetjen e të bijës ka punësuar një hetues privat për rastin.