BE-ja pret që dialogu ndërmjet Prishtiëns dhe Beogradit të vazhdojë në frymën e angazhimit konstruktiv, të paktën kështu ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic.
Megjithatë ata ende nuk e dinë ndonjë datë për vazhdimin e dialogut.
Edhe pse rasti Haradinaj ndikoi në rritjen e tensioneve, Komisioni Evropian nuk pret që kjo çështje mund ta ngrijë dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.
“Ajo që ne presim është se në dy javët e ardhshme dhe në muajin në vazhdim të vazhdojë dialogu, me angazhim konstruktiv nga dy anët”, ka thënë Kocijancic për Tanjug.
Sipas saj një datë e re për fillimin e dialogut ende nuk është përcaktuar.
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, u ndërpre pasi Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë në të cilën thuhej se dialogu duhet të pezullohet deri në lirimin e Haradinajt nga Gjykata e Colmarit.