Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar që beson se deputetët e Vetëvendosjes do të votojnë pro Marrëveshjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
Veseli, në deklarimin e tij për media, pas takimit të Kryesisë së Kuvendit ka thënë se është optimist se tashmë deputetët e kësaj partie e kanë ndryshuar mendjen sa i përket Demarkacionit.
Ai ka folur edhe për caktimin e vazhdimit të seancës për votimin e Demarkacionit. Ka thënë se do të ndodhë shumë shpejt dhe se është koha t’i jepet fund izolimit të kosovarëve.
Megjithatë, në këtë takim të Kryesisë, Veseli tha se është diskutuar çështja e rregullores së re të Kuvendit, përderisa nuk është prekur mundësia e caktimit të një date të re për seancën për ratifikimin e Marrëveshjes Kosovë – Mal i Zi.