Aktuale

Nuk hidhet në votim rezoluta e Vetëvendosjes për UÇK-në, Ymeri: Veseli u frikësua

Pas votimi të rezolutës deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkojnë që të votohet edhe një rezolutë e inicuar nga ta në të cilën kërkohet që UÇK’ja të futet në kushtetutë si vlerë. Por, kjo kërkesë nuk u miratua dhe nuk u hodh për votim,shkruan Gazeta Express.

Grupet parlamentar të Paritsë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) u shprehën se mjafton votimi i një rezolute për të cilën u diskutua ditën e ndjeshme.

Kurse deputetja Ganimete Musliu ka shprehur se për këtë rast fillimisht duhet të ndryshohet kushtetuta e Kosovës.

Në këtë mënyrë nuk u miratua për votim rezoluta e inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në lidhje më këtë Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë “Kjo që ndodhi në përfundim të seancës së jashtëzakonshme është e papranueshme. Kadri Veseli u frikësua nga rezoluta që shkruan mbrëmë. Është e pavërtetë ajo që u tha se kërkojmë të ndryshojmë kushtetutën.”