Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka konfirmuar për “Indeksonline” se sot nuk është gjetur trupi i policit, Armend Trena.
Berisha ka thënë se ka pasur disa dyshime tjera. Por sipas tij, nuk është aspak e vërtetë gjetja e trupit në fjalë.
I pari i FSK-së ka bërë të ditur se kërkimet nga njësitet e tyre të shpëtim-kërkimit do të vazhdojnë edhe për disa minuta.
“Nuk është e vërtetë se është gjetur trupi i policit, Armend Trena. Ka pasur disa dyshime por s’ka të vërtetë asgjë. Njësitet e shpëtim- kërkimit, do të vazhdojnë të kërkojnë edhe 30 minuta, ndërsa pastaj do të ndërpritet për të nisur nesër në mëngjes. Pra, ju konfirmojë se trupi nuk është gjetur por kanë qenë disa dyshime tjera”, ka thënë Berisha.
Ndryshe, polici i gjetur dje, Malsor Dashi është varrosur sot në ora 16, ku edhe është organizuar ceremoni shtetërore për të cilën pati shumë kolegë të tij dhe po ashtu qytetarë nga vende të ndryshme në Kosovë./Indeksonline/