Aktuale

Nuk gjenden asgjë të dyshimtë në veturën e braktisur te Grandi

Në veturën e dyshimtë që është gjetur e braktisur para Grandit në Prishtinë, deri më tani policia nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë në te.

Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën “Garibaldi”, përkatësisht pjesën para hyrjes së Grandit, pasi ishte lajmëruar se është një veturë e dyshimtë, e cila ishte braktisur dhe ishte lënë e ndezur nga shoferi.

Vetura me targa të Beogradit është një taksi dhe polica pasi ka zhvilluar hetimet e para, nuk ka gjet asgjë të dyshimtë, veç një telefoni dhe para që i përkisnin pronarit të veturës.

Policia ka bërë të ditur se shoferi kishte lënë veturën dhe ka shkuar në Graçanicë, ndërsa nuk janë bërë ende të ditura arsyet se pse vetura është lënë e ndezur dhe e hapur.

Polica ka bërë të ditur se edhe njëherë do të bëjë ekzaminimin e veturës, për t’u vërtetuar se nuk ka asgjë të dyshimtë në te.

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për KosovaPress se vetura është gjetur rreth orës 16:00 dhe se policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin./KosovaPress/