ShowBiz

Nuk është Elvana, kjo këngëtare do ta përfaqësojë San Marinon në Eurovizion?

Duket se nuk do të jetë Elvana ajo e cila përfaqëson San Marinon në Eurovizion.

Ditën e djeshme ka qarkulluar një lajm se këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata do ta përfaqësojë San Marinon në Eurovizion, shkruan lajmi.net.

Mirëpo gjatë ditës së sotme për ‘Anabel.al’ disa burime thanë se Elvana nuk ka marrë ndonjë ftesë madje është surprizuar edhe ajo vetë po aq sa fansat.

E tani po flitet që San Marinon do ta përfaqësojë një tjetër këngëtare e që po përmendet emri i Inis Nezirit, kështu të paktën shkruan faqja “Eurobooth” në Instagram.

“Inis Neziri mund të jetë artistja që do ta përfaqësojë San Marinon. Pas shumë spekulimesh mbi Elvana Gjatën se ishte e zgjedhura që të përfaqësonte këtë shtet të vogël dhe pasi ajo konfirmoi se asnjëherë nuk e kanë pyetur për të përfaqësuar San Marinon, tashmë fituesja e festivalit ‘New Wave’ ngre dyshime. Sipas tyre në një bisedë me ndjekësit e saj, dikush e ka pyetur mbi thashethemet nëse ajo do përfaqësojë San Marinon në Eurovizion dhe këngëtarja shqiptare u përgjigj me një emoji konfuzues: . Duhet thënë se Inisi ka tashmë një karrierë përtej Shqipërisë pasi u shpall edhe fituese e një festivali të rëndësishëm si “New Wave” në Rusi”, shkruan ndër të tjera në faqen e lartëpërmendur në Instagram./Lajmi.net/