Dy persona janë arrestuar në Kryshevë të Madhe të Klinës, pasi që ata nuk kanë përfillur urdhrin e gjykatës rreth një kontesti pronësor dhe janë rrahur mes veti.
Me këtë rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.